Sot i hapet drita jeshile dekretit të kryetarit të Këshillit të Ministrave në Itali për masat e reja shëndetësore për të luftuar koronavirusin.
Të enjten, Këshilli i Ministrave do të fillojë procesin për tejkalimin e defiçitit prej 3,6 miliardë e për të filluar me dekretin e ri me masat ekonomike.
Është pistë e dyfishtë ajo në të cilën lëviz qeveria italiane. Hapi i parë do të jetë kujdesi shëndetësor me një sërë udhëzimesh që do t’u jepen qytetarëve.
Italianët do të duhet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës për të paktën 30 ditë. Asnjë shtrëngim duarsh, asnjë përqafim, mjaft me takime e kongrese, stop manifestimeve dhe madje edhe aktiviteteve sportive.
Ndeshjet e furbollit në ndonjë rast nëse duhet, do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por vendimi përfundimtar merret në orët në vijim.
Qeveria Italian synon të forcojë sistemin shëndetësor me një rritje prej 50% të shtretërve në kujdesin intensive, atë që është më shumë nën trysi gjatë kësaj emergjence të koronavirusit.