Helmimi i nxënësve në Fier/ Revolta e prindit: Nëndrejtoresha na tha mos e bëni të madhe

E mërkurë, 04 Mars 2020 13:05

Sokol Haxhiaj, babai i një prej vajzave të helmuara në ambientet e shkollës, ‘Janaq Kilica’, ka deklaruar se vajza i kishte thënë se disa prej shoqeve kishin rënë në tokë për shkak të efektit të gazit ndërsa shtoi se aroma e tij ndihet ende edhe në ambientet e jashtme të saj.

Ai u shpreh se shqetësuese për të si prind ishte edhe gjuha e përdorur nga nëndrejtoresha e shkollës e cila i kishte thënë se situata po zmadhohet, dhe nuk është aq tragjike sa bëhet në media

‘Kam gocën në vit të parë këtu. Po pija kafe dhe pashë lajmin. Kishte marrje mendsh dhe nuk e çuam në spital. Është hera e dytë që ndodh e njëjta gjë. Në rastin e parë vajza tha se kishte vetëm marrje mendsh. I thanë sikur kishte ndodhur reaksion kimik.

Tani dëgjojmë një gjë tjetër. Shoqet e gocës kanë rënë direkt. Diskutohet që është lëndë kimike. Unë kur erdha para 10 minutash vinte një aromë shumë e rëndë

Ende ndihet por tani u ambientuam. Vajza më tha se ishin në klasë. Na thanë të dilnim urgjent jashtë dhe kur na thanë të dalim jashtë disa shoqe ranë direkt në tokë. Vajzën e çova në shtëpi dhe i kam dhënë ujë me sheqer.

Një gjë është faktike, ata kanë një roje tek porta kryesore dhe ai nuk mund të bëjë kontrolle. Një lëndë kimike futet edhe në çantë. Nëndrejtoresha na tha pse e bëni kaq tragjike se nuk është ndonjë gjë e madhe. Kjo më revoltoi më shumë. 

O këto mediat, tha pse e bëjnë kaq shumë problem. Kjo më shqetëson më tepër, mënyra e komunikimit. Ne kamerat i kemi dhe duhet të zbulohet që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi nesër’, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...