Meta: Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?

E mërkurë, 04 Mars 2020 15:39

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij të Facebook një foto me boksierin Christian Demaj, i cili ishte i pranishëm në manifestimin e 2 marsit.

Meta thekson se nuk do ta harrojë deri sa të vdesë, video që boksieri i nisi dhe thirrjen e tij për pjesëmarrjen në manifestimin e 2 marsit.

“I lumtur të kaloja një drekë të paharrueshme me kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj🥊. Nuk do ta harroj deri sa të vdes atë natë kur në WhatsApp-in tim mbërrin një video me një boksier që sapo kishte mbaruar një ndeshje ndërkombëtare. Po ç’lidhje ka kjo me mua thashë?

Më pas dëgjova një apel të tij që bënte thirrje për të marrë pjesë në Manifestimin për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se ia dedikonte këtë fitore këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar. Gjumi im u prish se nuk po kuptoja nëse ishte një video fake apo e vërtetë.

Sot u mrekullova edhe më shumë kur ndjeva patriotizmin e pafund dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë përgjithmonë në Shqipëri dhe pse ka lindur e jeton në Gjermani.

Duke qëndruar me kampionin pashë dhe disa shenja sakrificash nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?

PRANVERA KUQEZI sapo ka nisur. 🇦🇱 Shqiponjat do kthehen në fole! 🦅🇦🇱 Faleminderit shqiponjë kampione! 🦅🇦🇱”-  shkruan Ilir Meta

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 15:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...