“Po bëhet çorbë derri çdo gjë” – Artan Fuga reagon për helmimin e nxënësve në Fier

E mërkurë, 04 Mars 2020 15:49

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Fier me helmimin e 60 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilic

Teksa i revoltuar ka thënë se në këtë vend po bëhet çorbë çdo gjë, Fuga shprehet se Ministria e Arsimit nuk ka për detyrë të kërkojë dhe gjejë shkaktarin, sepse me këtë merret polici i lagjes. Sipas tij Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve në shkolla.

Reagimi i plotë:

Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.

Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.

Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e Arsimit as ka për detyrë siç thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.

Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.

Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!

O Zot nuk po merret më vesh asgjë!

Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 15:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...