Paloka: Edi Rama emëron avokate shteti, avokaten e tij personale

E mërkurë, 04 Mars 2020 17:33

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar sot se avokatja e re e shtetit e emëruar sot nga Rama është thjeshtë avokatja personale e kryeministrit.

Paloka shkruan në Facebook se Enkeljeda Muça ka mbrojtur Edi Ramën në gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Tiranës.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

 

Shteti privat i Edvinit!

 

Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit.

Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!) . Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh . Po me qe Rama me donte patjeter ne burg , dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi ) avokatja Muca , duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Kete zonja e beri me mua , por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit...

Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!

Image

 

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...