Qeveria “Rama” do presë 30 mijë sirianë. Ja në cilat qytete do strehohen

E mërkurë, 04 Mars 2020 23:15

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta për “Top Channel” bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

Siç bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

 

Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. Në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, Qafë Botë, 3 Urat dhe Kapshticë.

E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve, por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak ditë më parë kur Turqia hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...