Maliqi: Rama fajtor për situatën e rëndë në vend, ndërkombëtarët të njohin realitetin e të distancohen nga ai

Premte, 06 Mars 2020 13:39

Deputeti Lefter Maliqi në një prononcim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka shkatërruar PS-në. Maliqi tha se ndërkombëtarët duhet të distancohen nga ai, sepse është fajtor për shumë gjëra të këqija të ndodhura në vend.

“Në manifestimin e 2 marsit pamë edhe flamurin amerikan. Në Protestë pamë edhe flamurin amerikan, sepse Amerika mbetet djepi i demokracisë, kulturës etj. Shqiptarët e kanë treguar se duan Amerikën, sepse mbajnë në zemër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj dhe shpresoj që ambasada amerikane dhe të tjerë ndërkombëtarë të njohin realitetin dhe mos besojnë ca ministra kukulla që kanë marrë peng këtë vend. Ky njeri që sot drejton vendin ka mashtruar shqiptarët ka 7 vjet. E dimë se ka vjedhur votat me dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. Ndërkombëtarët të distancohen nga Rama, sepse ai vetëm mashtron. Ai do vendos rendin në 100 ditë, por kemi vetëm gjoba, vrasje me spajper etj duke njollosur Shqipërinë. Gënjeu për reformën në arsim, gënjeu për vendosje të rendit. Ka kapur cdo institucion. Rama është mosmirënjohës. Zaptoi të gjitha me zgjedhje lokale. Ky njeri nuk donte prindërit e vet, arrestoi shokët e vet, futi kriminelët në politikë, futi deputet me pranga në duar, për vrasje në Europë, trafiqe etj. Ky njeri vetëm aktron, ka kanabizuar vendin. Të nderuar ndërkombëtarë, ky është realiteti dhe shihni realitetin në sy”, tha Maliqi.

Lefter Maliqi nënvizoi se Rama sot nuk ka mbështetje dhe se nëse thërret njerëzit të dalin në shesh, nuk grumbullon dot më shumë se 2000 vetë, ata që janë të komanduar nga ai.

Për herë të parë, mijëra shqiptarë dolën në shesh në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes së vendit. Kjo ishte besëlidhja e shqiptarëve e datës 2, ku uragani popullor u pa dhe u bashkua. Kemi edhe një besëlidhje tjetër të bandave, krimit, e me radhë. Nëse ky mashtruesi i shqiptarëve do të bënte tubim, pa marrë pjesë administrata, do të vijnë vetëm ata që ka komanduar vetë. Rama pas vetes vetëm banditë, oligarkë dhe maksimumi 200 veta mund të mbledhë. Kjo është një bandë që po drejton vendin”, deklaroi Maliqi.

Më tej, Maliqi ka renditur edhe disa nga mëkatet e kreut të qeverisë.

“Kush është ky, që thotë se Vangjush Dako edhe nëse futet në burg, do të shkojë ta takojë. C’është ky njeri që ka shkatërruar edhe reformën elektorale. Rama po poshtëron PS, jam zhgënjyer edhe unë si socialist. PPP janë skandale dhe vjedhje. Janë vjedhje dhe prandaj ikin 400 mijë vetë nga Shqipëria. Ky njeri i papërgjegjshëm që nuk njeh as familje, asgjë. E bëri Kongresin e PS në kongres fasadë të bashkëshortes, kjo është Rilindje e fëlliqur, nga e cila duhet të distancohemi. Socialistët e zhgënjyer duhet që të ngrihen dhe të ketë protestë. Kruhet nga balli i skuqur, mbase nga fakti që nuk pranon shumë gjëra. Edi Rama ka oligarkë rreth vetes. Ky me vetting bën shantazh ndaj policëve. Janë mbushur burgjet me njerëz, ndodhin vrasje me snajper në qytetin e Mirditës, trafiqe kudo. Duhet t’i bashkohemi manifestimeve të presidentit sepse i shërben vendit. Në vend ka krizë në vend e duhet të vazhdohet me protesta. Ta largojmë këtë njeri”, u shpreh Maliqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...