Parlament me dy dhoma dhe qeveri kujdestare 100 ditore

Premte, 06 Mars 2020 16:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli ditën e sotme për një parlament me dy dhoma dhe një qeveri kujdestare 100 ditore deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Por kjo ide e shprehur nga Basha, nuk i ka pëlqyer maxhorancës.

Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, është shprehur se ‘me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve.’

‘Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD

Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998.

Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.

Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...