Basha në Dajç, me fëmijët në shkollën e mbyllur: Do bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin

Saturday, 07 Mars 2020 12:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndaluar në turin e tij #potëdëgjoj në Dajç të Shkodrës, ku ka vizituar fëmijët dhe prindërit e zonës në shkollën e mbyllur ‘Shtjefën Maçi’

Prindrit kanë treguar se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër për të ndjekur mësimet.

Fëmijët i thanë Bashës  se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

Shkolla në Dajç u mbyll këtë vit për shkak të pakësimit të numrit të fëmijëve pas largimit nga Shqipëria të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Basha premtoi se ‘Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqiperisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t'i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.’

‘Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare "Shtjefën Maçi" e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t'i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.#PotëDëgjoj #ditëmëtëmira’

Modifikuar më Saturday, 07 Mars 2020 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...