Pas 3 dekadash, PS ka më shumë pushtet se PPSH në ’91-shin (SHIFRAT KRAHASUESE)

Saturday, 07 Mars 2020 12:52

Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend. Më shumë pushtet se PPSH në vitin 1991 me 82%.

Kushtetuta e Shqipërisë (neni 1) përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike” dhe “sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Bazuar në këto parime në Shqipëri prej vitit 1991 vijojnë të zhvillohen zgjedhje periodike parlamentare dhe lokale. Në total kemi pasur 9 zgjedhje parlamentare, 8 zgjedhje lokale dhe tri referendume. Prej vitit 1998 zgjedhjet alternohen kryesisht çdo dy vjet midis zgjedhjeve lokale e parlamentare. Me gjithë numrin e madh të proceseve zgjedhore koncepti i përfaqësimit, i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes sipas Kushtetutës ka qenë e mbetet i brishtë, i kontestueshëm dhe në përgjithësi në deformim me frymën kushtetuese.

Tabela bashkëngjitur ilustron pushtetin që ka ushtruar një parti politike në Shqipëri midis 1991-2020 duke kalkuluar përqindjen e pushtetit të një partie në parlament dhe njëherësh edhe në qeverisjen vendore. Bashkimi i dy niveleve të përfaqësimit sjell të dhënat e tabelës, të cilat janë dukshëm në kontrast të thellë me përqindjen e votave të fituara nga partitë politike që kanë qeverisur Shqipërinë. Për shembull, me rreth 1.2 milion vota PPSH më 1991 drejtoi 82% të të gjithë pushtetit përfaqësues në vend, po me kaq vota PD drejtoi më 1992 vetëm 54% të pushtetit politik në vend, për shkak se zgjedhjet lokale 1992 krijuan balancë në përfaqësim. Më 1996 PD ushtroi 70% të pushtetit për shkak të kontrollit absolut parlamentar dhe ndarjes së pushtetit lokal pas tetorit 1996. Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend, – pra rënia e numrit të votave për partinë fituese ka sjellë rritje galoponte të pushtetit të saj qendror e lokal, – një deformim thelbësor nga parimi i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes në nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Pushteti aktual 90% i një partie është legjitim për sa kohë opozita ka dorëzuar vullnetarisht mandatet parlamentare dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, megjithatë koncepti i nenit 1 të Kushtetutës nuk merr për bazë vetëm anën formale të sovranitetit dhe qeverisjes, por edhe anën përmbajtësore të saj. Dhe bazuar në frymën e parimet e nenit 1 të Kushtetutës situata aktuale e ushtrimit të pushtetit mbetet jo normale dhe monopolizimi i pushtetit me 90% pushtet nga vetëm 48% vota të fituara mbetet qartazi një deformim nga premtimet/pritshmëria e viteve ’90, nga parimi kushtetues, si dhe një kërcënim për demokracinë përfaqësuese e sovranitetin e deleguar qytetar.

Në çdo vend serioz, në çdo sistem funksional politik, në çdo shoqëri serioze dhe me formim demokratik, tek çdo elitë politike me sens mase, përgjegjësie dhe koncept demokracie, tek çdo pushtet me elementë të transparencës e të llogaridhënies, – bilance e deformime të tilla anormale do të përbënin bazë solide për reflektim dhe vendimmarrje largpamëse politike që jetëson respektimin integral të parimit të nenit 1 të Kushtetutës së Shqipëri. Shqipëria e sotme, sistemi ynë politik, partitë tona, liderit tanë politik, pushteti dhe shoqëria jonë, fatkeqësisht jo vetëm nuk janë ende të tilla, por përkundrazi, me rotacion,  janë adhuruese të mbipushtetit dhe privilegjeve deformuese që burojnë prej tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...