Kokainë, thikë dhe shkop gome, kapet shpërndarësi i drogës në ...

Diel, 08 Mars 2020 11:07

Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza duke arrestuar një 22-vjeçar.

Në pranga në flagrancë është vënë 22-vjeçari me inicialet E. B., banues në Durrës.

Policia i ka gjetur kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

Goditet një tjetër rast i  shpërndarjes të lëndëve narkotike  në doza.

Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, kanabis, kokainë, një thikë si dhe një shkop gome.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...