VIDEO/ Basha në familjet e prekura nga emigracioni masiv: Do ti japim fund përmes kushteve më të mira ekonomike

Diel, 08 Mars 2020 18:30

Në kuadër të turit "Po të dëgjoj", kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar disa familje, që vuajnë pasojat e emigracionit masiv dhe ekonomisë së dobët.

Sipas liderit të opozitës, ndryshimi i madh në qeverisje dhe garantimi i kushteve më të mira ekonomike do ti japin fund largimit masiv nga vendi.

"Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t'i japë fund largimit masiv nga vendi", shkruan Basha në postimin e tij.

 

 
Modifikuar më Diel, 08 Mars 2020 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...