Rama dhe Zaloshnja në fund të pusit

Hënë, 09 Mars 2020 11:32

I gjendur në panik nga revolta popullore,Rama ka thirrur në ndihmë kontigjentin e Sigurimit të Shtetit në media. Tani është rradha e sondazheve të rreme përmes të cilave Rama mendon se mund ti bëjë lavazh trurit të qytetarëve. Kjo është një strategji e vjetër që përdorej në kohën e diktaturës me mediat e Partisë-shtet, gjë e cila po kërkohet të bëhet sërish tani.
Njeriu që publikon sondazhet që bëhen në zyrën e Ramës është Zaloshnja, një spiun i hershëm i Sigurimit të Shtetit, i cili është thirrur në detyrë për të mbrojtur Perandorinë e krimit të shefit të tij në qeveri. Sipas këtyre sondazheve të botuara në mediat e qeverisë, po te ishin zhvilluar zgjedhjet me 3 mars, pra nje dite mbas manifestimit te thirrur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta, koalicioni opozitar do te merrte 670 mije vota ndersa PS 760 mije vota eshte shprehur Zaloshnja.
E verteta eshte krejt e ndryshme.Eshtë e kuptueshme se kemi të bëjmë me sondazhe qesharake që për turpin e shtypit të sotëm botohen kuturu në media të blera nga qeveria me paratë e krimit ashtu sikurse edhe autori i këtyre sondazheve.
Ashtu sikurse blen votat, blen mediat, sistemi kriminal pastron paratë duke blerë edhe të gjitha instrumentat e tjerë mediatikë që janë në funksion të lavazhit të trurit të shqiptarëve për të paraqitur një realitet krejt të ndryshëm politik, ekonomik dhe demokratik nga që është në të vërtetë.
E verteta eshte nje edhe e vetme , Rama dhe te tijet nuk i fitojne kurre me zgjedhjet neqoftese nuk e kane krimin xhiro.
Rama dhe te tijet nuk i fitojne me zgjedhjet edhe sikur te marrin 30 mije sirianet qe duan ti zevendesojne me shqiptaret. E kuptuat tani se kujt i duhet ky sondazh?Ai i shërben qeverisë, për të motivuar strukturat e saj se partia nuk po gërryhet nga skandalet, bërrylat, lufta e brendshme e klaneve dhe se zemërimi popullor është vetëm shpikje e opozitës. Realiteti eshte nje dhe i vetem , qe Rama me te tijet dhe sherbetori Zaloshnja sot gjenden ne fund te pusit

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...