“Ideja se jemi të fortë do ishte një vetëvrasje, jemi në moment delikat”, Petrit Vasili: Qytetarët të ruajnë qetësinë, mos kurseni asgjë për mjekët

Hënë, 09 Mars 2020 14:45

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka bërë thirrje sot për qytetarët që të jenë të qetë dhe mbi të gjitha të kujdesshëm për të zbatuar të gjitha masat e marra nga autoritetet shëndetësore.

Në një konferencë për mediat, pas konfirmimit të dy rasteve të parë me koronavirus në vendin tonë, Vasili tha se “është një moment delikat, që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballuar këtë situatë me pasoja minimale”.

Vasili ndër të tjera tha:

Kryefjala tani është profesionalizmi. Këtë betejë e fiton organizimi i mirë, rigoroz e pa lejuar asnjë element të parandalimit që janë mbretëresha e gjithë instrumentave për përballimin e situatës, cdo situatë e autoriteteve shëndetësore janë të mbështetura nga ne që aplikohen në Shqipëri sipas një rregulli që do zbatohet edhe në vende të tjera
këto masa të zbatohen me përpikmërinë më të madhe, frontin e mban personeli dhjetra mijëra mjekësor që është në kontaktin e parë me këtë problematikë serioze.

Kam tërhequr dhe tërheq vëmendje që s’duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të gjitha masat që i duhen se e gjithë kjo armatë të jetë në vijë të parë dhe e parrezikuar.

Spitalet duhet të ndrrijnë si asnjëherë e ky sanitet maksimal duhet sot si kurrë më parë, s’ka formula të jashtëzakonshme.

Sot thirrja ime si profesionist i fushës për qytetarët është për qetësi e respektim i rregullave e këshillave që japin autoritetet, ideja se jemi të fortë do ishte një vetëvrasje e madhe, duke zbatuar rregullat do kalojmë këtë moment të vështirë që Italia po përballet në mënyrë dramatike, lajmet nga Kina tregojnë që epidemia ka rënë në mënyrë drastike, duhet të përballemi që të dalim prej epidemisë me pasoja minimale e lusim Zotin që mos kemi asnjë humbje jete njeriu”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...