Skandali, Lleshaj përdor mjetet e ushtrisë për të zhvendosur mobiljet e banesës

Hënë, 09 Mars 2020 16:42

Në kohën kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore do të duhet të ishte tek parandalimi i përhapjes së Covid-19, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mobilon shtëpinë. Rinovimi i ambienteve të brendshme të banesës së Lleshajt, në zonën pranë ATSH-së, rruga “Tefta Tashko”, është filmuar nga një nga fqinjët e ministrit, i cili dërgoi pamjet e transportimit të mobiljeve tek Dosja.al.

“Ka ardhur disa herë ..ka ndërruar gjithë mobiljet.”-denoncon i habitur fqinji i ministrit.\

Në pamje të parë, çdo gjë është në rregull, por nëse shohim pamjet, mobiljet e Lleshajt janë transportuar me një nga automjetet e Ushtrisë Shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka ndërprerë marrëdhëniet me Ushtrinë prej gati dy vitesh, ku për të marrë detyrën hoqi dorë edhe nga titulli “Gjeneral”. Por duket se ndikimi i tij në Ushtri është i lartë, saqë i ka ngarkuar edhe rolin e ‘dum-dumit’, (makinë transporti popullore dhe e lirë).

Në total, makina e ushtrisë ka bërë 5 rrugë, pasi ministri ka ndërruar të gjitha mobiljet e shtëpisë duke i bërë të reja, për t’i shkuar me gjasë për shtat me detyrën.

Ajo që ngelet pa përgjigje është fakti, pse ky rinovim bëhet me mjetet shtetërore, të cilat janë në shërbimin personal zyrtarëve të lartë, e jo të taksapaguesve shqiptarë. A e ka përvetësuar ministri pronën shtetërore, për interesin personal dhe jo atë publik?

Një shembull modest për situatën na vjen nga Italia, ku ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kërkoi falje publike para popullit italian, pasi i biri u shfaq duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det. Ngjarja solli një stuhi reagimesh ndaj Salvinit, duke e akuzuar se e konsideron veten mbi ligjin./dosja.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...