Berisha: I infektuari me koronavirus merr pjesë në ceremoni mortore në Pukë

Tuesday, 10 Mars 2020 08:27

Qytetarët janë sensibilizuar tashmë për rrezikun që paraqet koronavirusi për shëndetin e tyre dhe në mënyra të ndryshme përpiqen të informojnë.

Pas konstatimit të të infektuarit të parë, një 28-vjeçari dhe më pas të babait të tij, qytetarët vetë kanë dhënë informacione se kush ka pasur kontakte me ta ditët e fundit dhe kanë zgjeruar rrezen e personave me të cilët ata kanë kontaktuar. Mësohet se së fundmi, njeri prej tyre ka qënë një një varrim në fshatin Gomsiqe të Pukës, ku dihet sipas tradhitës shqiptare, vijnë qindra njerëz që i japin dorën njeri tjetrit dhe i rrahin shpatullat për të ngushëlluar.

Ish_kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari me këtë shënim: “I infektuari me koronavirus merr pjesë në ceremoni mortore në Pukë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.

Në mesazhin e qytetarit, jepen edhe detaje të tjera:

 

Mirëmbrëma z.Berisha!

Njëri nga pacientët e shtruar në QSUT për koronavirus, sipas informacioneve, është nga Puka.  Ai ka rreth 20 ditë që shëtit lirshëm.

Më datë 8/03/2020 ai ka qënë në një ceremoni mortore, në një fshat të Pukës, Gomsiqe, ku është takuar me shumë njerëz! Anonim ju lutem....

Modifikuar më Tuesday, 10 Mars 2020 08:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...