Të dërguarit e Merkel dhe Macron, sot në Prishtinë. Mediat: Dy mesazhe të prera për Kurtin

Tuesday, 10 Mars 2020 09:13

Te derguarit special të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, do të zbarkojnë sot në Prishtinë, ku herët në mëngjes rreth orës 09:00 do të takohen me Kryeminisrtrin Kurti. 

Takimi do të mbahet në ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë. Ai është konfirmuar nga zyra e kryeministrit, në njoftimin për agjendën e Kurtit.

Thuhet se emisarët Special të Macronit dhe Merkel do të vijnë në Prishtinë për takime me liderët e vendit ku do t’i japin mesazhe të qarta në lidhje me situatën e fundit.

Misioni i tyre ne agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbi si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve te dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.

Presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, vetëm se po shkon e duke u rritur, ai po këmbëngul të mbajë qëndrimin e tij për reciprocitetit ndaj Serbisë, e kjo nuk po i pëlqen aspak Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa i dërguari i Special i Presidentit Amerikan për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, nuk mund të ishte më i qartë në zhgënjimin e amerikanëve me idenë e kryeministrit kosovar Kurti, e si asnjëherë më parë në marrëdhënien me Kosovën, SHBA kishte njoftuar për pasoja. Ishte përfolur për ndalimin e ndihmës e investimeve ekonomike dhe madje deri tek tërheqja amerikane nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.

BE’ja si gjithnjë është më e vakët dhe më ngadaltë në çdo aspekt me gjithë disa përpjekje samitesh të organizuar më parë dhe tani kjo është përpjekja e tyre më e fundit pas spekulimeve se Komisioni Europian mund të caktonte Miroslav Lajcak si emisar për dialogun, që u prit negativisht në shumë qarqe si ndërkombëtare dhe kosovare.

Ambasadorët e Quintit kishin paralajmëruar në dy raste se taksa ndaj Serbisë duhej hequr pa kushte, tani me angazhimin e drejtpërdrejtë të dy liderëve më të fuqishëm europian përsëri ‘të parët mes të barabartëve’ në bllokun europian, Merkel e Macron duket se nuk do të dërgojnë porosi të përziera rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...