'8 punonjës në Spitalin e Durrësit që i shërbyen viktimës, të infektuar me Koronavirus'

E mërkurë, 11 Mars 2020 16:40

73 vjeçarja, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit, ndërroi jetë ditën e sotme. Por sipas asaj që raporton ish kryeministri Sali Berisha, për shkak të saj edhe 8 punonjës të Spitalit të Durrësit, që i kanë shërbyer viktimës, janë infektuar me Koronavirus.
Sipas qytetarit digjital, edhe pse rezultatet e analizave dihen tashmë, askush nuk flet.
“Pasojat kriminale të qëndrimeve të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë!
-8 punonjës në spitalin e Durrësit, nga personeli që i shërbyen të sëmurës që vdiq, dalin të infektuar me Koronavirus!
Kjo mbahet sekret nga Edvin Çekapi dhe Edvin Mafia! Krim i shëmtuar!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.
"Miredita Doktor,uroj te jeni te gjithe mire !!
Nga dje ne spitalin e Durresit futen nen observacion 30 nder mjeke,infermiere e sanitare qe kane sherbyer ne repartin e pacientes 73 vjecare qe vdiq sot me korona,dhe nga keta kane dale 8 pozitive sot,por asnje nuk flet,ne keto kushte spitali Durresit duhet te izolohet sepse perhapja do jete e njejete me ate te Codognos ne Itali.Ju pershendes e zoti na ruajte".
73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte Koronavirus pas bërjes së testit.
Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Mars 2020 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...