Rishikoni buxhetin 2020, hapni thesarin”, Basha flet në emër të opozitës: Këto janë masat që duhet të merren për koronavirusin. Të konsiderohen pasojat afatgjatë socio-ekonomike

E mërkurë, 11 Mars 2020 17:47

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke propozuar disa masa që duhet të merren për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.


Basha tha para mediave se duhet të konsiderohen pasojat afatgjata socio-ekonomike dhe impakti që kanë mbyllja e bizneseve. Një prej masave e kërkuar nga opozita është rishikimi i buxhetit 2020 dhe alokimimi i fondeve për shëndetësinë. Madje kreu i PD kërkoi hapjen e thesarit të shtetit.

PJESË NGA FJALA E BASHËS

Kam një tjetër mesazh që dua ta ndaj me qytetarët. Nuk është aspak herët për të konsideruara pasojat afatgjatë socio-ekonomike. të gjithë e keni parë si është boshatisur Tirana sot, masat e shpallura nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë e veprimeve që duhet kryer.

Nëse mbyllim baret e restorantet, çfarë ndodh me call-center, me fasonët. Nëse mbyllen dhe ato çfarë duhet të bëjmë për impaktin ndaj këtyre njerëzve. Duhet urgjentisht të fokusohemi tek 2 komponentët e kësaj krize.

Pas një konsulte me grupin ekonomik të PD-së dhe aleatëve tanë dhe duke u bazuar tek përvojat e disa vendeve që po përballen me një situatë të ngjashme, propozojmë këto masa:

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë dhe ujit për familjarët dhe bizneset në zonat ku COVID-19 është shfaqur.

Përjashtim nga taksa e pronës për 3 muaj në zonat dhe bashkitë ku COVID-19 është shfaqur.

Mbështetje për turizmin, fasonët, call-center që kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe që janë goditur dhe nga tërmetit.

 

Rishikimin e buxhetit 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e të sëmurëve.

Alokimin e fondeve në buxhet për rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID-19.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në përgjithësi.

Alokimi i këtyre fondeve është plotësisht i mundur.

Ju bëj thirrje qytetarëve të marrin të gjitha masat, një pjesë e madhe për tejkalimin e kësaj krize është në dorën tonë.

Nuk duhet të kemi turp, infektimi nuk është turp. Duhet të reagojmë menjëherë. Duhet të marrim masat për të mbrojtur njerëzit, duke nisur me familjarët, miqtë kolegët. Të ndjekim protokollet për masat e higjienës personale.

Rasti i Durrësit tregon sa e rëndësishme është transparenca.
Apeli i dytë është për autoritetet, të cilët duhet të lënë menjëherë propagandën dhe shfaqjen e aq më pak kokat e turpit. Nuk gjendet zgjidhja duke fshehur të vërtetat, vetëm e rëndon situatën. Zgjidhja është tek transparenca.

Numri prej 120 njësish sot në Shqipëri i gatshëm për t’iu ardhur në ndihmë të sëmurëve është i pamjaftueshëm. Të hapin thesarin për t’iu shërbyer qytetarëve. Nëse nuk iu shërbehet sot, kur do t’iu shërbehet. Pasojat e kësaj krize të studiohen me përparësi. E rëndësishme është që t’i thërrasin mendjes.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Mars 2020 21:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...