Aprovohet Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Presidenti Meta i nis letër homologut, Stevo Pendarovski

Tuesday, 17 Mars 2020 16:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër homologut të tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski për aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Presidenti Meta thekson se ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

Letra e Metës:

I nderuar Zoti President,

Më kënaqësi mësova lajmin se këtë mëngjes Senati Spanjoll, votoi aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që u nënshkrua menjëherë nga Mbreti Felipe, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit tuaj në NATO.

Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar këtë Protokoll, si dhe ka qenë gjithnjë mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit tuaj në NATO. Ky është një kurorëzim i arritjeve tuaja të padiskutueshme drejt standarteve të kërkuara nga Aleanca, si dhe e përpjekjeve të përbashkëta, edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku vendet tona mbështetën dhe ndihmuan reciprokisht njëra-tjetrën.

Shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euro-atlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive.

Duke Ju uruar edhe një herë për këtë ngjarje të shënuar, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...