Basha: Qeveria s'duhet të vonojë zbatimin e propozimeve tona. Shëndetësia, paketa sociale, biznesi, 3 prioritet e ndihmës

Tuesday, 17 Mars 2020 20:27

Në lidhje direkte ke emisionin Ilva Now në Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha ndër të tjera se qeveria nuk duhet të vonojë zbatimin e propozimeve tona.
Sipas Bashës, shëndetësia, paketa sociale, biznesi, 3 prioritet e ndihmës.
Pyetje: Zoti Basha ju keni qenë aktiv dhe keni ofruar edhe propozime konkrete për situatën, por a janë bërë kalkulimet se ku do të gjenden paratë, a ka para?
Lulzim Basha: Propozimi ynë është i plotë dhe i kalkuluar. Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që, pa humbur kohë, të adoptojë masat e propozuara, të cilat nuk janë shpikje të Partisë Demokratike, por janë të bazuara në përvojat e vendeve të tjera, sigurisht brenda mundësive të Shqipërisë. Ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë e Shqipërisë, por jemi , po kështu, të vetëdijshëm se në këtë kohë sakrifica nuk mund t’u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë. Kemi një planifikim prej 120 milion euro për 10 oligarkë dhe për 12 koncensione. Këto para duhet të zhvendosen menjëherë nga këto kontrata dhe t’u vendosen qytetarëve në ato tre prioritete që janë; personeli shëndetësor, shëndetësia në përgjithësi. Janë kitet testuese dhe përgatitja për të trajtuar të infektuarit më spitale. Së dyti paketa sociale, njerëzit në nevojë, familjet në nevojë, të moshuarit, ata që janë të papunë. Ato mijëra familje që janë ende në çadra dhe janë të harruar. 50 përqind e popullsisë është në kushte të vështira. Një në dhjetë shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Duhet menjëherë të merren masa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve. Dhe së treti çeshtja e ekonomisë. Padiskutim edhe në Shqipëri, si kudo tjetër, kjo do të ketë pasoja ekonomike. Duhet t’i dilet para, nuk duhet të reagojmë pas. Duhet t’i dilet para me masa të cilat ndihmojnë ekonominë, japin besim besim për operatorët ekonomikë. Para disa ditësh Banka e Shqipërisë adoptoi një prej masave duke bërë shtyrjen e kësteve të kredive për ato biznese që janë goditur nga epidemia dhe unë e përshëndeta këtë vendim të BSH dhe kam besim se bankat e nivelit të dytë do të veprojnë me vetëdije, sepse në fund të fundit këtu askush nuk mund të rrijë në një degë të veçantë. Të gjithë jemi bashkë në këtë varkë dhe të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që të dalim shëndosh e mirë.

Modifikuar më Tuesday, 17 Mars 2020 20:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...