Këshilltari i Albin Kurtit tregon pse po bëhet mocioni ndaj qeverisë: Vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiç

Saturday, 21 Mars 2020 08:40

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq. Sipas tij, kjo tashmë është vënë re edhe nga shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Kurti, lidhur me taksën. Ka thënë se Kurti nisi procesin që largon barrierat tarifore me Serbinë në datën 1 prill, duke plotësuar kështu kërkesat e ShBA, dhe duke hapur rrugë për dialogun.

“Po ashtu, qeveria Kurti po vendos marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, siç e kërkon interesi i Kosovës si shtet sovran. Reciprocitet do të thotë se Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë të re, arbitrarisht, por do të zbatojë të njëjtat masa që i zbaton Serbia”, ka shkruar Zaimi.

Ai ka thënë se Kurti është në pritje të një emri nga LDK’ja për Ministrinë e Brendshme.

“Kështu pra, mos mendoni se po bëhet mocioni për të administruar gjendjen me virusin, as për taksën, as për Amerikën, as për ruajtjen më mirë të Kosovës, as për mungesën e përfshirjes apo respektit për LDK-në. As për mustaqet e dikujt. Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq, siç e kanë vënë re tashmë shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë. Por qeveria do të vazhdojë punën, me kujdes, pa PANik dhe pa Hashim”, ka shkruar Zaimi.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...