Koronavirusi/ Meta: Të respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur cdo qytetar dhe cdo sjellje e pakujdeshme mund të rezultojë fatale

Saturday, 21 Mars 2020 10:33

Presidenti i vendit, Ilir Meta u ka bërë sot apel gjithë shqiptarëve të respektojnë rregullat dhe kufizimet e vendosura, pasi ato sipas tij, nuk janë privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.

Deklaratën, kreu i Shtetit e ka bërë pas dhurimit të gjakut në ambientet e Kishës Katolike, ku ka dhënë përgjigje nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë dhe ka komentuar se si i vlerëson ai masat e marra nga qeveria në këto kohë të jashtëzakonshme që po kalojmë.

A keni apel për qytetarët?

Ilir Meta: Të respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur cdo qytetar dhe cdo sjellje e pakujdeshme mund të rezultojë fatale, po e shohim se ca ndodh në Italinë që është me sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperiemnte. Ndaj respektoni gjithë udhëzimet e autoriteteve të Shëndetit Publik, por edhe kufizmet që janë vënë se janë në inters të të gjithëve dhe cdo qytetari, jo privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.

Do e mblidhni Këshillin e Sigurisë?

Ilir Meta: Do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kutpijmë që edhe policia dhe ushtria është në funksion të garantimit të rregullit dhe disiplinës që I mbron qytetarët nga pakujdesia dhe është një mundësi për të dhënë ndihmën në cdo rast të domosdoshëm. Kjo nuk përballohet vetem me mjekë e infermierë por angazhim të gjithë strukturave.

Cfarë mendoni për masat e marra nga Qeveria

Ilir Meta: Kjo është një krizë e re dhe jo vetëm për ne, por edhe vende të tjera. Ju keni parë që  kanë ndryshuar udhëzimet e OBSH, qasja e vende të ndryshme. Cdo ditë do të përmirësohet mekanizimi reagues e parandalues, izolues dhe për këtë duhet bashkëpunim I të gjithëve dhe solidaritet I të gjithëve.

Login to post comments