Meta viziton Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës të kthyer në një qendër karantinimi

Saturday, 21 Mars 2020 13:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

Login to post comments