Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tavo, ish-deputet i LSI-së, teksa i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet jashtë, ndërsa shtron pyetjen se pse ushtria duhet të dalë në rrugë e armatosur.

“Përse duhet që forcat ushtarake të dalin të armatosur në rrugët e qyteteve tona? A vritet e luftohet me armë COVID-19? A vritet me mitralozë ky armik i padukshëm? Dhe cili ligj e lejon këtë?”, shkruan Tavo.