“Gjithçka do kalojë e do rifillojmë rrugën e ndërprerë”- Meta i përgjigjet mesazhit të ish-ambasadorit të Italisë

Saturday, 21 Mars 2020 20:07

Presidenti Meta i është përgjigjur mesazhit në rrjetin social Facebook, të ish-ambasadorit të Italisë në Shqipëri në vitet 1993-1997, Paolo Foresti.
Foresti shkruajti në mesazhin e tij se kanë kaluar mjaftë kohë të errëta dhe se po ashtu do ta kalojnë edhe situatën e rëndë të krijuar nga koronavirus
“Faleminderit i nderuar President. Kemi kaluar edhe kohë të vështira dhe të errëta së bashku. Edhe kjo do të kalojë dhe me entuziazëm dhe pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, shpresoj me më shumë vetëdije dhe rigorozitet se më parë”, shkroi ai.
Ndërkohë Kreu i Shtetit i shkruan se ndjehet i nderuar që ka bashkëpunuar me të në kohë të vështira për shqiptarët, si ajo e vitit 1997.
“I dashur Ambasador Foresti! Duke uruar shëndet të plotē për Ju, familjen Tuaj dhe tē gjithē popullin e dashur italian, jam i bindur se me kurajo dhe vendosmëri do ta kaloni edhe këtë krizë të rëndë. I nderuar të kemi bashkëpunuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, si ajo e vitit 1997, kur Ju dhe populli italian na u gjendet pranë. Përqafime strategjike gjithashtu!”, shkruan Meta.

Login to post comments