‘’Buxheti ka para, qeveria nuk ka plan’’, Basha: Ja kemi treguar ku mund t’i gjejnë 260 milionë euro, ndihmat po jepen sipas ndarjes politike

Saturday, 28 Mars 2020 17:42

Kryeopozitari Lulzim Basha në një lidhje live në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës ka thënë se buxheti i shtetit ka para për të përballuar propozimet e opozitës por qeveria nuk ka plan.

Koncesionet, shpenzimet publike dhe ato operative qeveritare janë tre vendet ku qeveria mund të nxjerrë 260 milionë euro për t’ja dhënë qytetarëve si ndihmë.

Po ashtu Basha ngriti shqetësimin se qytetarët po diskriminohen pasi qeveria po I jep sipas njohjeve dhe ndarjes politike.

Lidhur me një tryezë të përbashkët politike për krizën apo një qeveri teknike në Itali Basha e ka hedhur poshtë si mundësi pasi sipas tij në radarin aktual të opozitës nuk ka asnjë axhendë politike.

”Po vijmë në një pikë vlimi. Mund ta shmangnim por jemi në kohë të shmangim nëse marrim masa.

Borxhit publik i kanë martuar nënë e babë. Duhet të veprrohet urgjentisht. Të anulohen 120 milionë euro kontrata koncesionaresh. Në vend të merrej kjo një person që është në konflikt interesi dhe është afera e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe bëhet ministër i administrimit Arben Ahmetaj bashkë me pronarin Zotkaj.

Pse shkojnë tek ata, pse nuk shkojën për të rimbursuar njerëzit, për biznesnit. Ç’janë këto 30 milionë euro

Kjo do të thotë të bësh dasëm në kohën e kolerës. Ky është përfitim, dhe jo është kriminal. Buxheti i ka të gjitha. I kemi treguar ku mund t’i marrin dhe gjejnë këto para, tek koncesionit, shpenzimet publike dhe ato operative të qeverisë.

Mund të nxjerrin 260 milionë euro. Ka para buxheti, qeveria nuk ka plan. Thirrja ime sot është t’i japim fund propagandës. E kanë për detyrë t’i adoptojnë propozimet tona. Koha për t’ju gjendur afër njerëzve. Fund diskriminimit ndaj qytetarëve që ndihmat i ndajnë sipas njohjeve dhe ndarjeve politike.

Koncesionet? E ngrita si shqetësim por edhe më shumë. Jo vetëm por bëra edhe propozime

Tryezë e përbashkët apo qeveri teknike?

Nuk është për momentin në radarin tim asnjë temë e axhendës politike. Jemi në emergjencë totale. Është prej veprimit të pamjaftueshëm apo mosveprimit. Si opozitë mund t’i shërbejmë krizës duke frenuar mosveprimin dhe nuk është koha për ekuacione politike është për të garantuar, jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Skenari më i keq?

Ne kemi pasur propozime afatmesme dhe afatgjata. Nuk mund të ndryshohet kjo krizë duke parë sot, por ku t’i dalim përpara kësaj krize. Kush e përqeshte dhe e qeshte në parlament. Prap më mirë vonë se sa kurrë. 20 ditë kemi kërkuar planin ekonomik. Familjarë do jenë me tavolina bosh. Akti është i paplotë dhe nuk hyn në fuqi menjëherë. Dhe shuma qenka për tre muaj. Propozimet tona janë propozime të zbatueshme. Janë të mbështetura në nevojat akute, të projektuara si për shtresat në nevojë, për ekonominë, dhe shëndetësinë.

Shëndetësia kërkon mbështetje totale, ventilatorë, respiratorë, për të ndenjur në krye të detyrës dhe për të përballuar fluksin.

E thashë në Këshillin e Sigurisë që duhet ndryshuar strategji për testimet. Ka mjekë që duan dy ditë për testimet ndërkohë që janë në kontakt me kolegë e pacientë.”- tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...