Eshtë kulmimi i karantimit dhe izolimit të njerëzve, kur përmasat e Covid 19 në Shqipëri nuk dihen akoma ku kjo lloj karantinimi ka për qëllim izolimin total, por kur hap televizonin për tu informuar shikon dhe ndonjë kimetli të Rilindjes që dhe të acaron dhe të gajas.
Një nga këto, është Agron Tare zv/ministër i Jashtëm. Janë mbledhur në atë ministri cunakët e Rilindjes dhe çudirat vazhdojnë dhe në kohën e koronavirusit.
Ky njeri pasi e ndriti si Drejtor ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit, dhe megjithsë është munduar t'i fshehi shumë gjëra ka filluar të na çudisë në këto kohë të vështira.
Në një shtet serioz, jo të Rilindjes dhe të drogës ca pazare dhe transakrione të rëndësioshme në portin e Durrësit do të dalin në dritë megjithese Tarja është i bindur se i ka fshehur. Euforia që vjen nga transakrione të tilla e bëri që të jetë dhe arrogant dhe euforik kur dha "dorëheqjen", madje i fyente të gjithë më dalldinë që e kishte zënë kur shkroi: -"Caio Tutti Belli Brutti".
Tani kanë filluar çudirat se në kohë izolimi i ka grumbulluar punonjësit ku nuk lejohet një gjest i tillë nëpër sportele sepse ky është shumë i "përkushtuar" për t'i zgjidhur problemet shqiptarëve.
Madje thonë që nga koha e portit të Durrësit është kaq i imunizuar saqë nuk pyet për koronavirusin.
Grumbullimi i punonjësve për çështje sportelesh në kohëra të tilla karantine sigurisht që është akt kriminal, por do të vazhdojmë të mahnitemi dhe ca nga djemuria e Rilindjes. Redaksionae/55news.al