Ish ministri Edmond Panariti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeverisjet në botë po përdorin pandeminë për të abuzuar me pushtetin.
Panariti thekson se autokratët, nën pretekstin e pandemisë, po ndryshojnë ligje e nene në favor të tyre.
Postimi i ish ministrit Edmond Panariti:
Qeverisjet autokrate mund ta perdorin pandemine per abuzim me pushtetin!
Eshte shumë e lehtë, nen pretekstin e pandemisë të shpallesh dhe të vendosësh masa të jashtëzakonshme, por është po aq e vështirë ti heqësh ato, thotë Douglas Routzen, President i Qendrës Nderkombetare për ligj ne Ëashington.
Autokratet kudo në botë, me pretekstin e pandemisë, po qeverisin me dekrete, po ndryshojnë me shpejtësi ligje dhe rregullore duke anashkaluar mekanizmat e kontrollit dhe balances së pushteteve për të konsoliduar sundimin e tyre.
Të gjithë jemi të gatshëm të kufizojmë lirinë në luftën ndaj pandemisë, por jo demokracinë!