Kryetari i PD, Lulzim Basha, i bëri thirrje qeverisë sërish që pa asnjë vonesë t’i vijë në ndihmë çdo shqiptari me ushqim dhe kushte baze, me minimumin financiar, për të përballuar rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat ndodhen. Po ashtu, theksoi se mostestimi në masë do ta çonte kot tërë këtë sakrificë që po bëjnë qytetarët.
Gjatë një videokonferencë shtypi me gazetarët nga selia e PD lidhur me situatën e krijuar në vend prej pandemisë së koronavirusit, Basha theksoi se qytetarët dhe personeli shëndetësor po i prijnë pandemisë ndaj tani duhet të bëjnë detyrën edhe autoritetet shtetërore.
“Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush për këtë sakrificë që janë duke bërë prej tre javësh. Për shqiptarët kjo është më e rëndë se për qytetarët e tjerë për shkak të vështirësive ekonomike, por dua t’u inkurajoj se me këtë nivel të lartë vetndërgjegjësimi dhe ne të gjithë do ta kalojmë këtë të keqe dhe do ët shikojmë prapa me krenari që kemi shpëtuar jetë njerëzish.
E përfundoj me thirrjen që autoritetet t’i përgjigjen sakrificës ë njerëzve duke bërë të mundur mbështetjen e tyre me një paketë reale ndihme.
Në këtë pandemi prijnë qytetarët dhe personali shëndetësor dhe është koha që autoritete shtetërore të bëjnë detyrën e tyre.”