Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar tetë prioritetet e opozitës në luftën kundër virusit vdekjeprurës COVID-19
Basha shprehet se ndër prioritetet e opozitës në këtë kohë krize minimumi që mund të bëhet për çdo qytetar ështe të akses tek shporta e ushqimeve.
Kreu i demokratëve thekson se prioritetet e prezantuara nga opozita nuk mund të zgjidhen me telefonata live, por me veprime të menjëhershme.
“Ekonomia ka qenë në recesion që prej dhjetorit. Me uljen e konsumit, rënien e prodhimit, rritjen e papunësisë dhe kjo krizë e ka thelluar më tej dhe kërkohet që paketa e ndihmës të jetë reale.
Edhe me mbështetjen me kesh për njerëzit në nevoje edhe sa i përket masave të tjera që janë të domosdoshme për të mbështetur të gjithë ata që ndodhen në situatë të pamundur.
Prioritetet tona kanë qenë të qarta:
1-Jeta, siguria, shëndeti i qytetarëve.
2-Çdo qytetar të ketë akses tek ushqimet e shportës.
3-Qeveria të garantojë përmbushjen sa më mirë nevojën për medikamente dhe pajisje mjekësore.
4-Mbështetja e ekonomisë duke mundësuar likuiditet edhe për subjektet e shëndosha, por edhe për sektorët dhe njerëzit që kanë funksione të rëndësisë kombëtare në këtë kohë.
5-Duhet ruajtur zinxhiri i furnizimit të ekonomisë së në të gjithë shtrirjen e tij.
6-Duhet minimizuar goditja në financat e vendit.
7-Duhet evidentuar se çfarë mund të bëhet për të shpëtuar, shëndoshur dhe ripozicionuar disa prej sektorëve ekonomikë më vurnerabël.
8-Duhet bërë gjithçka për të ruajtur vlerën e kursimeve që qytetarëve dhe balancën tregtare të vendit.
Janë disa detyra të qarta, që nuk mund të zgjidhen me telefonata live, por me veprime të menjëhershme”, deklaroi Basha.