Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë në profilin e tij në Facebook një mesazh, që përfshin lutjet e përbashkëta të përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare në vend në këto ditë të vështira që po jetojmë nga koronavirusi.
Sipas tij, këto lutje për shërimin e cdo qytetari shqiptar na japin sot forcë për të përballuar këtë betejë.
STATUSI I PLOTË
Një mesazh i ngrohtë, shpresëdhënës dhe gjithëpërfshirës në këto momente tepër të vështira për shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin!
Lutjet e përbashkëta të përfaqësuesve të besimeve të ndryshme, për shëndetin dhe shërimin e çdo qytetari, na japin forcë dhe na motivojnë për ta përballuar me sukses të gjithë bashkë këtë betejë!
Zoti qoftë me të gjithë ne!🙏
📌 LUTJA E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË BESIMEVE TË NDRYSHME
Unë jam Rabin Eriku!
Unë jam At Xho!
Ndërsa unë jam Imam Gazi! 🇦🇱
Ne njihemi në komunitetet tona si “3 shokët”.
Si përfaqësues të feve dhe komuniteteve tona, ne lutemi për shërimin dhe sigurinë Tuaj!
Ne i jemi shumë mirënjohës stafit të ekipit mjekësor, për kujdesin dhe kurajën e tyre në përballimin e këtij rreziku. Mirënjohje për të gjithë ata që na mbështesin.
Zoti ju bekoftë dhe në këtë moment delikat e të vështirë të keni paqen e Zotit.
Bëni pjesën tuaj dhe promovoni respektin dhe shpresën të gjithëve!
Ndani mesazhin tonë sa më shumë.
Duajini të afërmit si veten tuaj!
Shalom! Selam! Paqja e Zotit qoftë me Ju!