Tre të vërteta për kurbën e Kryeepidemiologut Edvin Kristaq Mashtrimi apo zëdhënësit sharlatan të ish-kunatës!

Tuesday, 31 Mars 2020 14:27

Nga Sali Berisha.
Dje Edvin Kristaq Mashtrimi u paraqit në rolin e kreyepidemiologut të vendit apo rolin e ish-kunatës dr. Albana Fico, me të cilën sot, së bashku me ndrikull Hajni Maskën dhe ndonjë tjetër, mashtrojnë dhe manipulojnë të gjitha shifrat që japin për epideminë.
Kështu, Edvin Kristaq Mashtrimi, për të bërë krejtësisht të pabesueshme kurbën e rritjes së epidemisë të COVID-19 në Shqipëri, ia mori ish-kunatës nga dora dhe doli vet me të duke kënduar sukses të veçantë!
Nuk ka dyshim se kurba e Edvin Kristaq Mashtrimit është produkt i një mashtrimi dhe manipulimi të paskrupullt.
Duke thënë këtë, shtoj sa vijon:
1-Kurba me rritje të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 është sot karakteristike për të paktën mbi 190 vende të botës dhe padyshim Shqipëria është njëra prej këtyre mbi 190 vendeve me kurbë jo eksponeciale, por të sheshtë, të rritjes së epidemisë. Për këtë ftoj të gjithë ju t’i hidhni një sy të dhënave të Ëorld meters coronavirus. https://www.google.com/url
2- Kurbë të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 kanë pa përjashtim sot të gjitha vendet e gadishullit tone. (shih po aty)
3-Në të gjitha vendet e Ballkanit vdekshmëria nga COVID-19 është mesatarisht dy herë më e ulët se sa në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin dhe falsifikimin për qëllime politike personale të statistikave të kësaj fatkeqesie të rëndë kombëtare nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska me dy tre persona të tjerë që po i kushton vendit një humbje në jetë njerëzish dy herë më shumë se sa vendet e rajonit, vendet e Vishegradit e madje edhe se vendeve të tilla si Pakistani, Afganistani etj etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...