Nëna me katër invalidë pa ushqime/ Berisha: Sulltan Salep Surrelit grykësia i ka verbuar sytë

Tuesday, 31 Mars 2020 16:31

Masat e forta gati drastike që ka vendosur qeveria Rama në luftë kundër koronavirusit ka vënë në vështirësi serioze një sërë kategorish të popullatës të cilët gjenden pa ushqime dhe medikamente. I tillë është edhe rasti i një nëne me katër fëmijë invalidë e cila nuk ka marrë paratë e invalidetit.

Shqetësimi është përcjellë edhe nga ish-kryeministri Berisha, që shkruan që 'për Sulltan Salep Surellinn të cilit grykësia dhe babëzia i kanë shurdhuar dhe verbuar sytë dhe veshët e mendjes, invalidët nuk ekzistojnë!'
Invalidë pa asnjë ndihmë!

Për Sulltan Salep Surrelin, të cilit grykësia dhe babëzia i kanë shurdhuar dhe verbuar sytë dhe veshët e mendjes, invalidët nuk ekzistojnë!

Lexoni mesazhin e dhimbshëm të qyetarit dixhital. sb
Jam një nënë me 4 invalite të gjithë në karrige me rrota
Po bëjm gati 1 muajbtë mbyllur dhe fëmijet e mi jan pa ushqime pa ilaçe as lekët e invalidëve nuk na i kan dhanë akoma me respekt M M lagj.17 Durrës

Login to post comments