Nga çelja e negociatave tek ndihma e BE për COVID-19, Soreca video- konferencë me Bashën: Duhet monitorimi dhe bashkëpunimi i opozitës

Tuesday, 31 Mars 2020 16:45

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një video- konferencë.

Soreca e konsideron një bisedë të mirë teksa thekson se në çështjet e diskutuara ishin negociatat, konferenca e parë ndërqeveritare pas negociatave si dhe ndihmat e BE për tërmetin dhe koronavirusin në Shqipëri.

Sa i përket negociatave Soreca theksoi se tashmë duhet një bashkëpunim dhe monitorim i opozitës për të konkluduar përpjekjen.

”Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së kaluar nga Këshilli Europian

Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh mbledhjen e parë ndërqeveritare. Përpjekja e gjithë kësaj shoqëria  do tu duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.

Ne folëm gjithashtu për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar.”- shkruan Soreca.

Good conversation with @lulzimbasha_al today on accession talks following last week’s @EUCouncil 🇪🇺 decision. We recognised the importance of reforms done by Albania🇦🇱 to get the green light and we agreed that they need to continue in view of the first IGC. 1/2

View image on TwitterView image on Twitter
 

.This whole-society effort will need the cooperation and monitoring of the opposition.
We also spoke about the 🇪🇺 support to 🇦🇱 in the ongoing fight against and in the reconstruction efforts following last November earthquake. 2/2🇪🇺🇦🇱

 
See Luigi Soreca🇪🇺's other Tweets
 
 
Login to post comments