"Nesër do të shkoj në takim me presidentin Thaçi, por do të shkoj si kryeminstër", e ka konfirmuar Kurti në një intervistë.
Ai ka theksuar se takimi që kisha me Thaçin me 13 mars, nesër me 1 prill, edhe datat flasin vetë, ka ironizuar Kurti.
Por ai ka propozuar zgjedhje për në qershor, derisa sipas tij, Thaçi po synon qeveri pa shkuar në votime.
Sipas Kurtit, aktgjykimi i vitit 2014 nuk lenë kurrfarë mundësie që të bëhet qeveri pa të parin.
Derisa duke folur për deklaratën e Agim Bahtirit, ai një thirrje të tillë e ka kundërshtuar hapur, duke theksuar se prokurorët nuk vepruan njejtë si me Agimin por edhe si me Thaçin.
Këto komente e shumë çështje tjera, lidhur me pandeminë, tarifën, reciprocitetin, mocionin, etjera, Kurti i ka bërë për herën e parë si kryeministër në detyrë në një intervistë në KTV.