SKANDALI/ Xhaçka nuk sqaron tenderin dhe ‘bën një tjetër mashtrim’

E Enjte, 02 Prill 2020 14:22

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli në një konferencë për mediat për të sqaruar akuzat e hedhura nga opozita se i ka dhënë një tender prej 1.5 milionë eurosh një kompania të specializuar në kompjutera. Kjo kompani duhet të bëjë furnizimin me ushqim të Rezervave të Shtetit. Skandali bëhet i madh kur e mendon se janë qindra e mijëra kompani ushqimesh në vend, por shumën e majme duhet ta marrë pa garë një kompani e regjistruar vetëm një vit më parë në Shqipëri, e cila merret me pajisje elektronike.

Xhaçka nuk sqaroi asgjë nga këto, por tha se këtë procedurë të përshpejtuar ia njeh ligji.

“Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra,brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe,” tha ajo.

Megjithatë, më tej ajo bëri edhe një tjetër mashtrim. “Operacioni humanitar po ndihmon 600 familje në nevojë,” tha ajo.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ky është një skandal, pasi në regjistrin e shtetit janë gjithsej 740 mijë familje.

“Narkoqeveritarët, sa më shumë vjedhin, aq më shumë mashtrojnë!

Miq, ndrikull Xhaçka, e kapur me presh në dorë me tenderin e ushqimeve që ia dhuroi një kompanie që nuk merrej me ushqimet, u deklaron shqiptareve për të mbuluar skandalin e vjedhjes në epideminë e Covid-19 se operacioni humanitar po ndihmon 24 orë 600 mijë familje. Mirëpo në regjistrat e shtetit shqiptar sipas regjistrimit të fundit, në Shqipëri ekzistojnë gjithsej 740 mijë familje!

Miq, këta narkoqeveritarë sa më shumë vjedhin, aq më shumë mashtrojnë,” shkruan Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...