“Xhaxhai mashtronte me emrin e saj duke premtuar viza”/ Reagon këngëtarja Greta Koçi: Lidhjet familjare s’i diktojmë ne, nuk mbaj përgjegjësi

E Enjte, 02 Prill 2020 16:00

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i Greta Koçit, është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane, ka reaguar vetë këngëtarja.

Greta Koçi, përmes një letre të hapur ka bërë me dije se nuk ka asnjë dijeni për çfarë ka ndodhur dhe se ajo mban përgjegjësi vetëm për veprimet e saj dhe jo për të të tjerëve. “Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël. Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.”, thuhet në letrën e këngëtares.

LETRA E PLOTE

“Të nderuar miq,

Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël. Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.

Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.

Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...