Il Giornale/ ‘Shqipëria e Ramës përtej solidaritet: skandale, raporte të errëta, demokracia e mbetur pezull’

Premte, 03 Prill 2020 13:41

Nga Francesco Giubilei, Il Giornale
Mbërritja e ndihmave ekonomike, materialeve sanitare dhe e personelit mjekësor nga dhjetëra vende të huaja në shtetin tonë, përveçse tregoi miqësinë që Italia gëzon në të gjithë botën, i ka dhënë jetë një fenomeni që politologë të ndryshëm e kanë përshkruar si “gjeopolitika e solidaritetit”. Në disa raste, dhënia e ndihmës është shoqëruar në fund me nota të karakterit politik dhe mbi të gjitha gjestet i solidaritetit (që pa dyshim i çmojmë në një moment të vështirë për kombin tonë), nuk duhet të na bëjnë të harrojmë përgjegjshmërinë dhe sjelljen e liderëve të qeverive në shtetet e tyre. Është rasti i qeverise kineze, që për ndihmat që i dërgoi Italisë, ka përgjegjësi në fazën e parë të përhapjes së kontakteve dhe sigurisht nuk mund të merret si model për një demokraci si ajo italiane, por edhe nga qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në Shqipëri.
Disa ditë më parë erdhën nga Shqipëria në Itali tridhjetë mjekë, një gjest solidariteti i rëndësishëm për të cilin i jemi mirënjohës popullit shqiptar, por ishte një gjest që u transformua në një instrument të shkëlqyer propagande nga Kryeministri Edi Rama. Miliona italianë e shpërndanë në mirëbesim videon e Ramës, ku ai njoftonte dërgimin e këtyre mjekëve. Mënyra e qeverisjes që është në fuqi në Shqipëri është forma e republikës parlamentare, që do të thotë, ashtu si edhe në vendin tonë, ka një Kryeministër dhe një President të Republikës. Të bën përshtypje fakti se askush në Itali nuk ka cituar apo falënderuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, edhe pse Meta vetë ka shprehur: “mirënjohjen dhe falënderimet për tridhjetë mjekët dhe infermierët tanë që do të japin mbështetjen e tyre në rajonin më të goditur nga pandemia në Itali. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forcojnë akoma më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe popujve tanë”
Pakkush e di që në Shqipëri aktualisht ka një përplasje midis Presidentit të Republikës Meta dhe Kryeministrit Rama, për të cilën kishim folur në një intervistë të realizuar me Metën gjatë verës për “Il Giornale” ku Presidenti i Shqipërisë shpjegonte parregullsitë në zgjedhjet që u zhvilluan në qershor pa miratimin e tij, duke i bërë kështu anti-kushtetuese: “Në të 61 bashkitë e vendit ku u zhvilluan votime fitoi Partia Socialiste, pasi mungonte opozita njësoj si në kohën e regjimit komunistë”. Kjo do të thotë që sot Partia Socialiste kontrollon 100 % të pushtetit vendor. Zgjedhjet janë cilësuar si të parregullta edhe nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të vetëm një partie.
Problemet demokratike nuk janë i vetmi shqetësim që godet qeverinë Rama, sipas Sali Berishës, ish-President dhe ish-Kryeministër: “Shqipëria është transformuar në një lloj diktature e bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet i vërtetë”.
Një akuzë që e shpjegon në mënyrë të detajuar: “Nomenklatura e Partisë Socialiste administron dhe qeveris e vetme vendin, dhe në vend që të mbikëqyrë shkeljet e ligjit, nuk bën asgjë për këtë. Çdo vit në Shqipëri lind një fond prej miliarda dollarësh për të ricikluar dhe pastruar paratë e drogës, edhe falë një bashkëpunimi të ngushtë me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen drejt Italisë dhe Europës, mjafton që të mendosh që për Anti-mafien Italiane trafikun e heroinës e udhëheq ekskluzivisht mafia shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen dhe lidhjet me politikën”.
Berisha nuk është i vetmi që ka denoncuar lidhjet midis qeverisë Rama dhe narko-trafikantëve. Sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët më të njohur shqiptar dhe një ish-i dënuar politik gjatë regjimit komunist: “Është një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe e narko-trafikut”, - dhe shton: - “Në Shqipëri mungojnë sistemet imunitare tipike për demokracinë, pushteti është në dorë të bandave, ka një ekonomi të paqëndrueshme dhe nuk ka siguri për të ardhmen”. Lubonja ndalon në një çështje tjetër, e cila është ajo e pastrimit të parave: “Përmes ndërtimeve po riciklohen para të pista me çmime anormale për tregun pavarësisht se Shqipëria është duke u shpopulluar”.
Një nga ata që ka pasur një rol kyç në nisjen e hetimeve për narko-trafikun është gazetari investigativ Basir Çollaku, drejtor i një televizioni në Shqipëri, Shijak TV, që ka tregon organizimin e narko-shtetit në Shqipëri: “Këtu veprojnë dhjetëra klane që operojnë në bashkëpunim me organizatat kriminale në Itali”.
Duhet shumë kurajo për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar. Nuk është e thjeshtë që të kryesh detyrën tënde si një gazetar i lirë pa presione dhe pa u shantazhuar. Çollaku në fakt shprehet se ka pasur disa raste kur është shantazhuar, për të cilat ka bërë madje denoncime pranë autoriteteve përkatëse.
Siç tregon Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë nga viti 2009 deri në 2012 në qeverinë Berisha, dhe Ministër i Drejtësisë nga janari në maj në 2017-n në qeverinë Rama, mes problemeve të ekzekutivit është dhe menaxhimi i sistemit të drejtësisë: “Qeveria Rama ka kryer një sërë shkeljesh të papranueshme me reformën në drejtësi, një nga këto çështje është dhe ajo e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Zgjedhje e saj u bë vetëm me votat e mazhorancës socialiste me vetëm me 69 të tilla nga 84 që kërkohet nga Kushtetuta, dhe Bashkimi Europian e ka pranuar këtë votim. Derisa të ketë një Prokuror të Përgjithshëm të vërtetë, një figurë e fuqishme në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë, ai i Përkohshmi është i kontrolluar nga Rama në të gjitha drejtimet.
Gjyqësori është çështja më e mprehtë sot në Shqipëri, sepse ekziston një çështje me emërime njerëzish afër qeverisë që parandalojnë ndarjen tradicionale të pushteteve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë drejtohet nga Gent Ibrahimi, kunati i Kryetares së Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Ramas, ndërkohë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit drejtohet nga Naureda Llagami, një person i lidhur ngushtë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, ish-ministre e qeverisë Rama, është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, një emërim i bërë në shkelje të kritereve kushtetuese.
Nuk mund të mos përmendim rolin e mbuluar nga Adrian Dvorani, Kryetar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që vendos për listën e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese: i vetmi problem është që aktiviteti i Gjykatës Kushtetuese nuk është funksional prej tre vjetësh.
Sot Partia Socialiste kontrollon të katër pushtetet që duhet të përfaqësojnë shtyllat e një demokracie: ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin si edhe ka arritur të kontrollojë pjesën më të madhe të pushtetit të katërt (median) edhe përmes disa ligjeve anti-kushtetuese.
E gjithë kjo po ndodh në një moment shumë delikat për Shqipërinë me çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian siç ka shkruar një i ri dhe opinionist Nikola Kedhi në një artikull të kohëve të fundit ku shpjegon përkatësinë e kombeve ballkanike në kulturën perëndimore dhe europiane, një motiv më shumë për të promovuar anëtarësimin në Bashkimin Europian, por pa harruar mungesën e transparencës së qeverisë Rama.
Rama duket sikur është më shumë i interesuar për formën sesa për substancën: shumë i mirë në komunikim, iniciativat e tij propagandistike nuk janë të reja dhe duket sikur ka krijuar “Republikën Shqiptare të Atleteve”, pasi i pëlqen shumë të veshë atlete sportive vend e pa vend. Ambicia e tij është të jetë një Obama në version ballkanik, por pas axhendës së tij politike liberale dhe nxitës i “shoqërisë së hapur”, fshihet një mënyrë qeverisjeje aspak transparente dhe kjo, përtej ndihmës që iu dërgua Italisë për të cilën jemi mirënjohës, nuk mundet dhe nuk duhet heshtur.

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...