Ballkan/ Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve

Premte, 03 Prill 2020 15:43

Nga Kastriot Islami
 
Shqipëria ndonëse ka marrë masat më drastike në rajon e botë, madje deri në prekje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe pa respektuar shtetin ligjor, mban rekordin për numrin e lartë të vdekjeve, më të lartin në rajonin e Ballkanit. Nga opinionet e të gjithë ekspertëve, e vetmja statistikë afër realitetit është vetëm numri i vdekjeve, ndonëse edhe kjo shifër nuk ka asnjë çudi të jetë zvogëluar.  
 
Nëse do t'i referoheshim numrit të vdekjeve nga COVID-19, të raportuar nga autoritetet zyrtare shqiptare, sot në datën 3 prill 2020, për 1 milion banorë, Shqipëria mban rekordin në Ballkan me 6 viktima për 1 milion banorë (kjo shifër me shumë gjasa mund të jetë edhe më e lartë sepse është llogaritur me shifrën e popullsisë së rregjistruar prej 2877779 banorë, që me shumë gjasa do të jetë më e ulët, por edhe për vetë shifrën e 16 viktimave ka shumë dyshime). Edhe shifra e vdekjeve për 100 të infektuar në Shqipëri është më e larta në Ballkan, ajo është 5,3 viktima për 100 të infektuar. Këto dy shifra zbulojnë një arsye të fortë: Sistemi shëndetësor në Shqipëri, edhe me një numër kaq të vogël të infektuarish është në agoni. Ndërkohë që mjekët janë heronj të vërtetë, kushtet në të cilat ato punojnë dhe vecanërisht kanë vepruar në rrethanat e COVID-19, duken se janë skandaloze. Numri i punonjësve shëndetësor për 1000 banorë është më i ulëti në rajon. Shumë punonjës shëndetësorë janë larguar nga vendi kohët e fundit për shkak të kushteve mizerabël të trajtimit të tyre dhe pasigurisë. Mungojnë maskat dhe mjetet e tjera të mbrojtjes duke i ekspozuar këtë punonjës ndaj infektimit me COVID-19. Numri i aspiratorëve për frymë është më i ulëti në rajon, për të mos thënë është jo ekzistent. Numri i kiteve per teste është më i ulëti dhe për më tepër mbahet sekret. Thënë ndryshe, jemi në “situatë lufte” ku asnjë “ushtarët e vijës” së parë nuk ka as pushkë me gjalmë…Kjo është ushtria e Edi Ramnës që ka shpallur luftën dhe pa marrë asnje masë e kanë ushtrinë në ditën e saj më të zezë përballë “armikut”…
 
Dhe që ajo bën mu e mbrohet me kokëfortësi nga menaxheri mashtrues është numri shumë i ulët i testeve, më i ulëti jo vetëm në Europë, por ndoshta edhe në botë. Shqipëria ka bërë gjithsej deri më sot vetëm 2031 teste ose 71 teste për 10 mijë banorë. Ndërkohë që Koreja e Jugut ka bërë mbi 400 mijë teste për një popullsi prej 50 milion banorë ose 800 teste për 10 mijë banorë\. Ndërkohë që Franca, Gjermania, Italia, e shumë vende të tjera, edhe në respekt të rekomanidmeve ndërkombëtare, po kalojnë në regjimin e testimit masiv të popullsisë. Për shembull Franca në javën e dytë te prilit do të kryejë 100 mijë teste në javë ndërkohë që Shqipëria ka kryer vetëm në një javë ka bërë vetëm 800 teste??!!! Nga të gjithë ekspertët e epidemiologjisë deklarohet ndër të tjera se 1) nuk mund të ketë menaxhim apo strategji të sukseshme në rastin e pandemisë pa bërë teste që të japin një informacion të besueshëm për nivelin e prekjes nga virusi; ii) në mënyrë indirekte numri I lartë i testeve ndihmon në uljen e vdekshmërisë.
 
Ja përse Edi Rama ngul këmbë me kokëfortësi në mos kryerjen e testeve dhe mbajtjen e tyre sekret nga publiku…
 
Mesa duket ai ka synuar që nga fillimi i kësaj krize të mbajë nën kontroll të gjithë statistikat sepse vetëm kështu do të mund t'i manipulonte e paraqiste ato sipas qejfit…Sepse vetëm kështu menaxhimi s’do të mund të ishte rezultat i mendimit profesional, për rrjedhojë as strategjia, as masat drastike dhe as veprimet e përditshme nuk do të ishin rezultat i mendimit të ekspertëve dhe profesionistëve, por thjesht rezultat i halucinacioneve e menaxhimit karakterial  të një individi që për shkak të kompleksit të inferioritetit mban sekret gjithcka, thjesht e vetëm për interesin e pushtetit të tij personal. Sepse mendon së në këtë mënyrë do të mashtrojë qytetarët se ai ishte menaxheri hero dhe i suksesshëm e kësaj pandemie???!! Dhe në mbështetje të kësaj qasjeje ka një shpurë klienteliste të përzgjedhur e të ndrydhur prej tij që i mbron të gjithë brockullat e tij dhe i hidhet në fyt cdo kundërshtari që thotë të vërtetën madje duke e kërcënuar se po përhap panik…

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...