Çupi: Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë

Saturday, 04 Prill 2020 10:11

“Në vend të sjelljes antikushtetuese dhe armiqësore me pronarët, Rama duhet të veprojë të paktën një herë në jetë si kryeministër i përgjegjshëm.Shtyrja e qerasë nuk ndihmon asnjërën palë. Kështu gjykon Dhurata Çupo, politikania e PD, në një deklaratë publikuar sot në Fb. Sipas znj. Çupi, Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë.

Në mesazhin e saj në Fb, Çupi ka renditur shumë vendime të Ramës ndaj pronës, që ajo i cilëson si armiqësore:

“Sjellja e Edi Ramës me pronën ka qenë gjithmonë armiqësore. Vendimi për mospagimin e qirave është një prej tyre. Po rendis vetëm aktet e tij si kryeministër, prej 2013-ës.

1. Shfuqizoi ligjin për pronat dhe miratoi një ligj grabitës për pronarët. Pas 7 vitesh, askush , askush nuk ka përfituar asnjë m2 pronë.

2. Miratoi një VKM që parashikon shembjet e banesave dhe ndërtimeve edhe në pronat private, qofshin edhe me leje. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, por Rama e shpërfilli vendimin. Shembi ndërtime me leje dhe cenoi të drejtën e kompensimit të mijëra qytetarëve .

3. Shpronësoi pronat dhe banesat e qytetarëve pa respektuar asnjë procedurë ligjore, në favor të klientëve të vet dhe aferave personale.

4. Krijoi të ashtuquajturën Korporatë të Investimeve, që shtetëzon pronën private dhe publike për ndërtimin e fshatrave turistikë nga klientët e tij.

5. Miratoi taksën e pronës në masë dispropocionale. Sot shqiptarët paguajnë taksën më të lartë mbi pronën në rajon.
Në vend të sjelljes antikushtetuese dhe armiqësore me pronarët, Rama duhet të veprojë të paktën një herë në jetë si kryeministër i përgjegjshëm. Shtyrja e qerasë nuk ndihmon asnjërën palë. Ai vetëm sa rrit borxhin e qiramarrësve. Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...