Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të japë llogari për tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve, përse ky tender ndërkohë që në Shqipëri ka 35 mijë kompani ushqimore, iu dha një kompanie bastesh dhe kompjuterash.
Ndërkohë që Alibeaj i ka parashtruar edhe disa pyetje Ramës, për të cilat ky i fundit duhet të japë llogari.
'Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?
Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. '