Propozimi/ Vasili: Të semuret me këto tre simptoma duhet të trajtohen detyrimisht në Spitalet e COVID-19

Saturday, 04 Prill 2020 18:04

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, njëherazi mjek në profesion, i bën një propozim publik ministrisë së Shëndetësisë lidhur me trajtimin klinik të rasteve të rënda me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se personat me simptomate bëra publike tashmë, duhen të trajtohen detyrimisht në Spitalet e COVID-19.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

Nje propozim i domosdoshem Ministrise se Shendetesise per trajtimin klinik te rasteve te renda me COVID- 19!!!

 

Ne Kine por edhe ne Itali ne momentet kur epidemia u thellua u vendos qe, qe rastet kur ne Skaner konstatohet:

1.Pneumoni bilaterale te shoqeruar me

2.Limfopeni dhe

3.Hypoalbuminemi sensitiviteti i diagnozes per Covid-19 rezultonte me 87% mundesi, perkundrejt 60% te mundesise per tampon pozitiv.

Edhe insuficenca e thelle respiratore kerkon ventilim mekanik ne vlere te Saturimit oksigjenit ne masen 90%.

Nderkohe ne Shqiperi pacientet mbahen neper spitale rajonale deri ne 5-6 ore bile edhe me shume, deri sa te dale pergjigja tamponit dhe vetem me pas lejohen te dergohen ne Sp Infektiv ose Sanatorium.

Kujtoj ketu se nderkohe qe mund te rezultoje tamponi negativ, kjo nuk e perjashton pneumonine bilaterale atipike nga te qenit perpara nje rasti Covid-19.
Keta paciente nese tamponi u del negativ futen ne reanimacionet e spitaleve jo Covid duke rrezikuar te afektojne pacientet e tjere qe jane ne terapi intensive per shkaqe te tjera shendetsore.

Propozimi konkret eshte:

Te semuret me tre shenjat e mesiperme duhet te trajtohen detyrimisht ne Spitalet e COVID-19. Ministria e Shendetesise ta percaktoje me Urdher nje qendrim te tille mjeksor te detyruar per te gjithe Spitalet e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...