'Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre'

Diel, 05 Prill 2020 16:40

Nga Arben Kashahu *

Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre!

Një eksperiment të rëndë humanitar dhe ligjor po kryen me Shqiptarët e bllokuar jashtë traut të kufirit, qeveria e Shqipërisë. Kushtet cnjerëzore të qytetarëve tanë në kufi, të mbushin me revoltë njerëzore, kombëtare e ligjore. Pamjet e qytetarëve tanë të bllokuar në pikën kufitare të kapshticës, të lënë në kushte primitive, janë prova e sjelljes anti-njerëzore dhe anti-ligjore e qeverisë ndaj qytetarëve të saj.

Është eksperiment i rëndë humanitar, bllokimi i kufijve për shtetasit tanë nga qeveria duke I ekspozuar ato ndaj përballimit të kushteve të vështira ambjentale në një kohë shumë të gjatë, dhe rrezikuar jetën nga paushqyerja, të ftohtët, pa ndihmë mjekësore, si të ishin robër lufte. Edhe ndaj këtyre të fundit do të duhej të tregohej më shumë humanizëm sipas këndit tim.

Është një eksperiment i rëndë ligjor, sepse e drejta për t’u kthyer në vendin e tyre “The Right of Return” është e saksionuar në një numër të madh konventash ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë. Kujtoj këtu nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR); nenin 12, pika 4 te Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Politike dhe Civile (ICCPR); nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës; nenin 5 pika d, të Konventës për Eleminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit; dhe nenin 20 të Rregullores së Hagës.

Rasti i qytetarëve tanë të lejuar të kalojnë nga shtetet fqinje dhe të bllokuar nga qeveria e tyre është një nga precedentët që e drejta ndërkombëtare do të trajtojë e fiksojë në listën e shkeljeve brutale të kësaj të drejte nga një shtet si Shqipëria. Theksoj se nuk po flasim këtu për mos-organizim misionesh ri-atdhësimi nga ana e qeverisë, por për t’i lejuar të drejtën Shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në kufi me mundësitë e tyre, të hyjnë në tokën e tyre. Ky mohim, kondiderohet nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare si krim!

* Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...