'Kufizim, kufizim, kufizim', një krim i mirëfilltë i narkoshtetit

Tuesday, 07 Prill 2020 16:03
Nga Sali Berisha 
  

Një krim i mirëfilltë i narkoshtetit! Republika e Surrelit zëvendëson direktivën e OBSH “Testim, testim, testim” -  me direktivën antishkencore kriminale për testimin të kryeepidemiologut të Surrelit “Kufizim, kufizim, kufizim”

Ndrikull Hajni Maska, 5 ditë më parë, në prani dhe aprovim të Edvin Xhahil Maskës, deklaroi se për testimin po zbatojmë direktivën e vjetër të OBSH.

Ajo u detyrua të pranojë kështu publikisht se nuk zbaton direktivën e datës 15 mars të OBSH për “testim, testim, testim”, pavarësisht nga pasojat vdekjeprurëse të refuzimit të moszbatimit të saj.

Në të vërtetë, komiteti politik i kryeepidemiologut xhahil të Surrelit, po zbaton direktivën antishkencore kriminale, e cila është “Kufizim, kufizim, kufizim”.

Zbatimi i direktivës "Kufizim, kufizim, kufizim ka për pasojë direkte:

1- Vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 në rajon dhe më të lartë se sa 184 vende të tjera të botes. Rikujtoj këtu se në Kosovë, për 165 raste, ka 3 vdekje. Mali i Zi për 239 raste, ka vetëm 2 vdekje. Kurse Maqedonia e Veriut, për 580 raste, ka 23 vdekje kundrejt 22 vdekjeve që ka Shqipëria për 386 raste.

2 - Sëmundshmërinë më të lartë në botë të personelit shëndetësor, shifra zyrtare është 11% , kurse ajo reale, sipas disa burimeve është 17%, të dy shifrat janë rekord i zi botëror.

Në shumë e shumë raste me urdhër të komitetit politik të Edvin Xhahil Surrelit, testi nuk u bëhet as personelit mjekësor që ka mjekuar për ditë të tëra të sëmurë me COVID- 19. Ky është një krim i mirëfilltë i narkoshtetit!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, politikën antishkencore kriminale të Republikës së Surrelit, sipas së cilës “kufizim, kufizim, kufizim”, kërkoj zbatimin me urgjencë të direktivës së OBSH për “testim, testim, testim”.

Gjithashtu u bëj thirrje mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të shëndetësisë që kanë kontakte me të sëmurë të dyshuar apo të provuar me COVID-19 dhe që me urdhër kriminal të kryeepidemiologut xhahil të Republikës së Surrelit, t’i drejtohen me letra dhe peticione OBSH për të denoncuar këtë krim të shëmtuar të narkoshtetit të vetëm në Europë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...