I shpëtoi RENEA-s në 7 operacione, si u arrestua rastësisht nga një polic i thjeshtë në mes të Tiranës

Premte, 10 Prill 2020 14:55

Tirana dhe Lushnja duket se për pak orë e harruan koronavirusin, ku arrestimi i Orges Bilbilit, risjell në vëmendje disa nga vrasjet më të bujshme që kanë ndodhur në vend gjatë viteve të fundit.

7 operacione kanë zhvilluar forcat RENEA në Lushnje dhe rrethinat e qytetit për të arrestuar Orges Bilbilin. Në të gjitha këto operacione sekrete, Orges Bilbili dhe shoku i tij Laert Haxhiu kanë shpëtuar, raporton MAPO.

Të dy janë kthyer në tmerrin e Lushnjes në 3 vitet e fundit. Gjithçka filloi në vitin 2017-të ku Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu  vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin. Ngjarja që u cilësua si “Masakra e Lushnjes”, kishte në objektiv vrasjen e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por ky i fundit i shpëtoi atentatit.

Pas kësaj vrasje, duket se përplasjet ne Lushnje sapo kishin filluar. Disa atentate dhe plagosje kanë ndodhur përgjatë dy viteve të fundit, ku pas tyre dyshohet se fshiheshin ata që në qytet cilësoheshin si “killera”.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu në Lushnje njihen si rivalët e nipave të Aldo Bares. Edhe vrasja e ndodhur në tetor të 2019-së, ku u ekzekutua Enver Boriçi, daja i Zamir Latifit të vrarë në 2017-në, dyshohet se qëndronin pikërisht Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, por asnjëherë nuk u gjetën prova.

Kur RENEA po e kërkonte në Lushnje, duket se Orges Bilbili fshihej në Tiranë. Ai dyshohet se fshihej në një banesë të marrë me qira në zonën e Xhamllikut dhe dilte vetëm për të blerë ushqimet e nevojshme.

Rastësia e “takimit” me policin

Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar,  ndërkohë që 30-vjeçari  i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë./MAPO

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...