Dënimet për shkeljen e karantinës janë të rrezikshme dhe antikushtetuese

Saturday, 11 Prill 2020 16:14

Mazhoranca ka vendosur të bëjë vepra penale mosrespektimin e masave të qeverisë kundër koronavirusit, përfshirë dënimin e thyerjes së karantinës deri në 10 vjet burg kur ajo nuk sjell pasoja dhe deri në 15 vjet burg kur ajo infekton dikë që më pas vdes.

Arsyetimi për këto propozime, të cilat amendojnë Kodin Penal dhe po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, është vetëm dy paragrafë.

Argumentimi me pak fjali për dënime deri në 15 vjet burg është tregues i nxitimit, në mos papërgjegjshmërisë.

Në fakt, propozimet ngrenë shqetësime serioze për shkelje të  Kushtetutës dhe Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut si për procedurën me të cilën po miratohen, ashtu edhe me përmbajtjen e tyre.

Kushtetuta përcakton se procedura e përshpejtuar për miratimin e ligjeve nuk mund të përdoret për ndryshimin ligjeve që miratohen me shumicë prej tre të pestave të deputetëve.

Kjo do të thotë se propozimet në fjalë nuk mund të miratohen siç po bëhen me procedurë të përshpejtuar, pasi Kodi Penal është ligj organik që miratohet me tre të pestat.

Për këtë arsye miratimi i tyre nga Kuvendi do të jetë shkelje e Kushtetutës, çfarë mjafton për t’i bërë ato të pavlefshme.

Përmbajtja e propozimeve është gjithashtu e dyshimtë. Ndryshimet e propozuara parashikojnë dy dënime kryesore: me gjobë dhe me burgim.

Ky parashikim është antikushtetues pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur me një vendim të vitit 2012 se parashikimi në Kodin Penal njëkohësisht i dy dënimeve është shkelje e parimit kushtetues të proporcionalitetit. Pas këtij vendimit të GJK-së, Kuvendi shfuqizoi me ligj të gjitha pjesët e Kodit Penal që parashikonin dy dënime kryesore.

Të gjitha parashikimet me dy dënime kryesore në propozimet që po shqyrtohen në Kuvend janë anti-Kushtetuese dhe nuk duhet të miratohen.

Po ashtu, propozimet parashikojnë dënim të njëjtë për personat që shkelin rregullat e karantinës, qofshin këta mbartës ose jo të virusit. Kjo shenjë barazie ndëshkimi ndërmjet personave të sëmurë dhe të shëndetshëm përbën një masë të paarsyeshme dhe joproporcionale.

Ndërkohë që hapësira e dënimeve nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet burg për shkelësit e rregullave të karantinës, përbën kufizime që janë në shpërpjestim me gjendjen që i ka diktuar.

Rrezikshmëria e një personi, të tillë vlerësohet e njejtë me rrezikshmërinë e një vrasësi, trafikanti, apo pjesëtari të krimit të organizuar, etj.

Italia, që është marrë si referencë në arsyetimin e propozimeve, parashikon dënime që në rastin më të rëndë shkojnë jo më shumë se pesë vjet.

Nëpërmjet një sërë ligjesh dhe vendimesh, qeveria ka miratuar këto kohë dënime të rrepta administrative ndaj qytetarëve apo biznesve që shkelin rregullat, vendimet apo urdhrat e institucioneve shtetërore. Këto masa përfshijnë gjoba deri në 5 milionë lekë, mbyllje veprimtarie, sekuestrim pasurie, heqje licencash, etj.

Ndërsa, për të njëjtat veprime, dy nenet e propozuara parashikojnë dënimin me gjobë dhe/ose burg deri në pesëmbëdhjetë vjet. Për shembull, nëse një qytetar i ardhur nga jashtë nuk karantinohet për 14 ditë apo një qytetar që nuk respekton urdhërin për karantimin e detyrueshëm dënohet me gjobë administrative 700 mijë lekë dhe burg deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut është shprehur se masat administrative që përmbajnë dënime të rënda, klasifikohen si dënime penale.

Kjo do të thotë se ndëshkimi me masë të rëndë administrative dhe dënimi penal janë në kundërshtim Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila përcakton se askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale. Ky parim i rëndësishëm është parashikuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë (neni 34).

Kjo do të thotë se ndëshkimi i qytetarëve dhe biznesve shqiptare me masa të rënda administrative dhe dënime penale, është në kundërshtim me parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër penale, të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, propozime të tilla bëhen menjëherë të zbatueshme dhe rrezikojnë të cënojnë rëndë të drejtat dhe liritë themelore.

Ndaj Kuvendi duhet të tërhiqet nga nisma të tilla antikushtetuese me pasoja të rëndë për të drejtat e njeriut, të marra me nxitim dhe pa transparencë. Nevoja për të marrë masa për të përballuar këtë situatë të pazakontë, nuk mund të heqë detyrimin kushtetues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...