“Coroditja e tregut”, Panariti: Kriza rast i artë për spekulantët, qeveria të ndërhyjë

Hënë, 13 Prill 2020 14:56

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se tregu është coroditur, për shkak të situatës së Covid-19.

Panariti thekson se kriza është një rast i artë për spekulantët, ndaj qeveria duhet të ndërhyrë. Ai jep edhe rekomandimet sesi qeverisja duhet të ndërhyjë në treg, në këto kohe pandemie.

Postimi i ish-ministrit të Bujqësisë  Edmond Panariti:

Qeveria të përcaktojë: – Sa shumë është “shumë”?, me çmimet e ushqimeve në treg. Vetëm më pas ajo mund të ndërhyjë me dënime dhe gjoba ndaj spekulantëve për të mbrojtur prodhuesit dhe konsumatorët !Përndryshe në vend të luftës ndaj spekulantëve, ajo do tu bashkohej atyre!

Kriza është një rast i artë për spekulantët!

Çoroditja e tregut, paraliza e transportit dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve, shpie në rritje spekulative të çmimeve.

Një kg luleshtrydhe në tregjet e qyteteve sot, shkon tre herë më shumë se në tregjet e shumicës! E kështu me radhë për të gjitha prodhimet.

 

Nuk jemi në situatë normale, ku çmimet fundore i përcakton kërkesa dhe oferta dhe për rrjedhojë nuk justifikohet asnjë nderhyrje rregullatore.

Por jemi në krizë!

Ku edhe oferta ashtu si edhe kërkesa për produkte janë të goditura rëndë dhe janë të shtrembëruara nga paraliza e COVID.

Prandaj duhet ndërhyrë, jo thjesht me kërcënime populiste për dënim të atyre të vegjëlve që tregëtojnë me çmimet që u imponojnë dhe vendosin “kartelet”, por duke gozhduar këta të fundit për spekulim dhe monopol.

Në mungesë të “bursës” bujqësore, Qeveria ka në dorë të vendosë një “fixing” ditor ose javor të çmimeve të shumicës të tregut të prodhimeve bujqësore dhe duke përllogaritur me bujari marzhet e kostove të magazinimit, transportit dhe fitimit të pakicës të vendosë çati maksimale për çmimet fundore në tregjet e pakicës së qyteteve. Të cilat kurrsesi nuk mund të jenë sa trefishi i çmimit të prodhuesve.

Kriza e kërkon këtë rregullim të përkohshëm

Përndryshe , fitojnë spekulantët, të tjerët humbin!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...