Përgjimet e Bild/Nishani: Rama është tërhequr nga pretendimi se gazeta gjermane gënjen. Skandali i ri që kërkon dy hetime

Tuesday, 14 Prill 2020 12:15

Nga Bujar Nishani
Skandali i manipulimit të zgjedhjeve parlamentare përmes përdorimit të policisë dhe krimit të organizuar, i denoncuar me prova rë forta nga media gjermane BILD, vijon të mbetet i mbyllur në sirtarët e Prokurorisë shqiptare.
Po aq i madh ishte dhe skandali që pasoi, ai i proçesit të sulmit dhe përpjekjeve juridike të Edi Ramës ndaj gazetarit dhe gazetës gjermane, duke tentuar t’i ikë të vërtetës dhe gjykimit prej shqiptarëve.
Tashmë media ka deklaruar se Edi Rama ka dështuar në kundërvënien e tij ndaj gazetarit gjerman duke u tërhequr nga pretendimi i tij se gazeta gjermane gënjen.
Edhe këtë tërheqje u mundua ta mbajë të fshehtë !
Ky skandal i ri kërkon dy hetime.
Së pari një hetim parlamentar, i cilin duhet të bëj transparencën mbi procedurën e ndjekur nga Kryeministri i vendit, (si i tillë ai është akuzuar dhe si i tillë ai ka reagur), fondet e përdorura për këtë procedurë, infrastruktura e përdorur, arsyet e tërheqjes së kryeministrit ! Ky hetim duhet të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e autoriteteve gjermane për të gjithë dokumentacionin dhe infrastrukturën që ka përdorur Kryeministri i Shqipërisë në Gjermani.
Ka zero shance që ky hetim parlamentar mund të ndodhë nga një parlament karikaturë qe mbahet në këmbë sot po nga ata që vodhën zgjedhjet dhe deformuan vullnetin e sovranit.
Por pavarësisht kësaj, skandali nuk zhbëhet dot, ai aty mbetet !
Së dyti, duhet një hetimi penal mbi faktet e publikuara në median gjemane, por dhe kundërakuzat, e rrëzuara tashmë, të Edi Ramës, servirur shqiptarëve prej tij.
As kjo nuk do mund të ndodhë aktualisht, pasi sot është qartësuar për çdo shqiptar se qëllimi i asgjesimit të drejtësisë në Shqipëri dhe kapja politike e instrumentave të saj prej Edi Ramës dhe grupeve kriminale, ishte pikërisht garancia e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve elektorale, korrupsionit dhe veprimtarisë së bandave krimanele që ekzekutojnë në praktikë këto krime.
Prova më e turpshme ishte e këtyre ditëve të fatkeqësisë prej pandemisë.
Ndërsa shqiptarët janë të izoluar në shtëpi e blindat e ushtrisë me armatim të rëndë demonstrojnë rrugëve të kryeqytetit, kokaina dhe heroina vërshojnë lirshëm drejt brigjeve të Italisë.
Ndërsa mijëra familje që veç ushqeheshin me do dyqane e bisnese të vogla, janë sot në depresion të madh pa asnjë ndihmë e siguri nga shteti i tyre, qeveria tenderon qindra miljonë në mënyrë sekrete duke jua dhënë tregtarëve të kompjuterave që të na sigurojnë produktet ushqimore të emergjencës !
Kjo ndodh sot pasi është garancia e pandëshkueshmërisë, ashtu si në skandalin (tashmë ndërkombëtar) të Edi Ramës me median gjermane.
Megjithatë kjo nuk do të thotë që Shqipëria dhe shqiptarët janë groposur përfundimisht.
Atë nuk e bëri dot as diktatura 50 vjeçare e komunistëve të Hoxhës.
Pikërisht pse krimet dhe modeli i asaj diktature nuk u përballën me drejtësinë, shqiptarët u përballën me përsëritjen e historisë, pavarësisht se në një formë karnavale të saj !

Modifikuar më Tuesday, 14 Prill 2020 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...