Arrestohen burrë e grua dhe keqtrajtohen në komisariat vetëm pse dolën të blinin 2 kg patate (Video)

Tuesday, 14 Prill 2020 15:17

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, një çift është dhunuar komisariatin e policisë nga dita e shtunë kur prokurori socialist i Edi Ramës urdhëroi t’i arrestonin. Qytetari shkruan se ata kanë qënë të arrestuar për tre ditë ndërsa fëmina i tyre 7-vjeç është lënë i vetëm.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkogangstere me uniforme keqtrajtojne shtazerisht çiftin ne komisariat ne Durres!

Lene vetem tre dite femijen e tyre 7 vjeç!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e sjelljes shtazore te narkopoliceve ndaj çiftit. sb

Mirmbrema doktorr.ne rradh te par te uroj shendet dhe gjith te mirat. Doktor video qe tkam nis me lart esht e dy qytetareve qe policia i dhunoi ne mes te Durrsit dhe ndodhen akoma ne komisariat te policise nga dita e shtune qe prokurori socialist I Edi Rames urdheroi ti arrestonin. Doktorr ky cift esht nje djal nga Durrsi dhe gruaja e tij dhe JASHt kan len nje vajze 7 vjecare vetem ja mbajn komshinjt sepse ska njeri prinderit djali I ka the moshuar dhe te semure.

Neser ky cift del para gjykates per masen e sigurimit,prokurori i arrestoi per mos te dal brenda dites sepse jan rrahur barbarisht ne komisariat. Te lutem postoje kte shqetesim qe neser te vijn media qe ky lloj maskaralliku qe rilindja me prokuroret dhe policet e kimikut te gjushit dhe Rames ta shikoj gjith shqiperia. Esht krim njerezor te mbash 2 prinder ti torturosh per 4 dit dhe to cosh be gjyq politik sepse dolen me bo pazar. Te uroj gjith te mirat o legjenda e kombit shqiptar. Rrespekte

Ngjarja

Marsel Papajorgjin, 31 vjeç dhe Oksana Papajorgjin, prindër të një vajze 7-vjeçare, janë arrestuar dhe kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

Burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos iu përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë.

“Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj, ruse, nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit. Edhe avokati mbrojtës, Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...